Lidhje

Sekretari i Shtetit Kerry në Afghanistan


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri një vizitë të paparalajmëruar në Afghanistan, ku u takua me presidentin Hamid Karzai, ndërsa afrohet afati për një marrëveshje sigurie lidhur me të ardhmen e trupave amerikane atje.

Dy vendet po përpiqen të arrijnë deri në fund të tetorit një marrëveshje, e cila do t’i lejonte trupat amerikane të qëndronin në Afganistan pas përfundimit të misionit ushtarak të NATO-s vitin e ardhshëm.

Uashingtoni dhe Kabuli kanë një vit që zhvillojnë bisedime lidhur me çështjen e ngrirë të sovranitetit të Afgansitanit, rolin e pritshëm të forcave amerikane atje dhe kërkesën e zotit Karzai për garancinë amerikane kundër ndërhyrjes së huaj në të ardhmen.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, forcat amerikane do të largohen nga Afganistani pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG