Lidhje

Kerry, përpjekje për koalicion kundër ISIS


Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kryesorë arabë kanë rënë dakord për një fushatë të koordinuar kundër militantëve të Shtetit Islamik. Në një komunikatë të përbashkët pas takimit sot në Arabinë Saudite, aleatët rajonalë të Amerikës premtuan “të bëjnë atë që u takon” në një luftë të gjithanshme kundër ISIS dhe thanë se do t’u bashkangjiten shumë aspekteve ushtarake të fushatës, “kur e shohin të përshtatshme”.

Mbështetja e kushtëzuar pason takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry me zyrtarë të gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit në Gjirin Persik – Arabija Saudite, Kuvaiti, Bahreni, Katari, Omani dhe Emiratet e Bashkuara, si dhe të Egjiptit, Irakut, Jordanisë dhe Libanit.

Vendet ranë dakord të ndalin lëvizjen e luftëtarëve të huaj përmes territorit të tyre, të pengojnë fondet që financojnë ISIS dhe grupe të tjera terroriste dhe të ndihmojnë përpjekjet humanitare. Sekretari Kerry ndodhet në rajon për të siguruar mbështetjen e një koalicioni kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG