Lidhje

Sekretari Kerry vazhdon angazhimin në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se Izraeli dhe palestinezët po përparojnë drejt rifillimit të bisedimeve të paqes.

Zoti Kerry i tha sot gazetarëve në Jordani se bisedimet e tij me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë kanë patur rezultat në ngushtimin në mënyrë të konsiderueshme të mosmarrëveshjeve mes të dy palëve.

Por ai i paralajmëroi të dyja palët të mos marrin hapa që do ta minonin procesin. Këto komente zoti Kerry i bëri gjatë vizitës në Amman, udhëtimi i tij i gjashtë në rajon, që kur u bë sekretar i shtetit në fillim të vitit.

Po sot, zoti Kerry diskutoi me kryetarin e Lidhjes Arabe dhe me përfaqësuesit e shteteve arabe që mbështesin një plan gjithëpërfshirës paqeje. Ai u takua gjithashtu me mbretin Abdullah të Jordanisë. Në takim u diskutua edhe mbi shtimin e tensioneve në Egjipt dhe krizën në Siri.
XS
SM
MD
LG