Lidhje

Kriza në Ukrainë, nesër takim Kerry - Lavrov


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov takohen nesër në Paris, në përpjekje për një zgjidhje diplomatike të krizës së Ukrainës që do të bënte të mundur largimin e forcave ushtarake ruse përreth Ukrainës.

Zyrtarë amerikanë që konfirmuan takimin e Parisit nuk dhanë detaje të hollësishme. Korrespomdenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, që po mbulon udhëtimet e zotit Kerry njoftoi nga Irlanda se bisedimet pritet të mbahen nesër në mbrëmje.

Një telefonatë e gjatë mes Presidentit Barack Obama dhe kreut të Kremlinit, Vladimir Putin solli si rezultat raundin e ri të bisedimeve. Raundi i ri i diplomacisë shihet si një përpjekje për të çtensionuar krizën e Ukrainës, që brenda pak javësh është kthyer në mosmarrëveshjen më serioze mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që kur mbaroi Lufta e Ftohtë.
XS
SM
MD
LG