Lidhje

Sekretari Kerry takohet me Netanjahun


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, si pjesë e një përpjekjeje të Shteteve të Bashkuara për të siguruar një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme deri në prill.

Zoti Kerry, i cili u takua me kryeministrin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah dje në orët e vona, tha se ai pret avancimin e synimeve për paqen dhe sigurinë në rajon.

Duke folur në kushtet e anonimitetit, zyrtarë amerikanë thonë se sekretari Kerry është duke kërkuar një marrëveshje të pjesshme, i shqetësuar se një marrëveshje përfundimtare nuk mund të jetë e realizueshme deri në fund të periudhës së bisedimeve nëntë -mujore.

Të dy palët, palestinezët dhe izraelitët kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me idetë amerikane për t’i dhënë fund konfliktit. Por javën e kaluar, sekretari Kerry tha se ata ishin më pranë një marrëveshjeje se sa më parë.
XS
SM
MD
LG