Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka mbërritur në Pakistan për takime rreth sulmeve të mjeteve amerikane ajrore pa pilot, luftës në Afganistanin fqinj, dhe luftën kundër ekstremizmit islamik.
Zoti Kerry mbërriti në Islamabad një ditë para takimeve të së enjtes, që mbahen me udhëheqës kryesorë civilë dhe ushtarakë, përfshirë kryeministrin e sapo zgjedhur Nawaz Sharif dhe kryekomandantin e ushtrisë, gjeneralin Ashfaq Kayani. Ndenjat anti-amerikane janë të thella në Pakistan, që thotë se Shtetet e Bashkuara nuk i vlerësojnë sakrificat që vendi ka bërë për të luftuar terrorizmin.
Por zyrtarë amerikanë thonë se kanë shpresa që zgjedhja e zotit Sharif dhe tërheqja e pashmangshme e trupave nga Afganistani të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ofron mundësi të reja për të rimëkëmbur marrëdhëniet mes të dy vendeve. Administrata e zotit Obama nuk e ka dërguar diplomatin e saj më të lartë në Pakistan që nga viti 2011.