Lidhje

Kerry për procesin izraelito-palestinez të paqes


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po bën përpjekje për rifillimin e procesit të paqes mes izraelitëve dhe palestinezeve, me bisedime në në Jordani dhe Izrael.

Kryediplomati amerikan u takua sot me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Aman dhe pastaj u rikthye në Izrael për një raund të dytë bisedimesh me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu brenda më pak se 24 orësh.

Zoti Kerry thotë se nuk po vë ndonjë afat për rikthimin në bisedime por paralajmëron se çdo vonesë “lejon krijimin e një vakuumi që mund të mbushet nga njerëz që nuk duan që ky proces të ndodhë”.
XS
SM
MD
LG