Lidhje

Sekretari i Shtetit John Kerry në Filipine


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry vizitoi rajonin e Filipineve qendrore, që u godit më rëndë nga tajfuni. Ai premtoi 25 milionë dollarë ndihma të reja humanitare. Duke folur në fshatin e goditur më keq nga tajfuni, Tacloban, Sekretari Kerry tha se ishte habitur së tepërmi nga shkatërrimet e shkaktuara nga Tajfuni Hejan, që shkaktoi 6 mijë të vrarë muajin e kaluar.

Ndihma e re që bëri të njohur zoti Kerry e çon në 86 milionë dollarë sasinë e parave që kanë dhënë deri tani Shtetet e Bashkuara për rimëkëmbjen nga tajfuni, që ishte një nga më të rëndit që ka goditur ndonjëherë tokën.

Sekretari Kerry tha po ashtu se po shqyrton mënyra që do t’i lejonin Shtetet e Bashkuara t’i përgjigjen më me shpejtësi fatkeqësive të kësaj natyre. Mendohet që Shtetet e Bashkuara janë në fazat përfundimtar të një marrëveshjeje që do të lejonte më tepër trupa amerikane, avionë dhe anije të shkojnë në Filipine.
XS
SM
MD
LG