Lidhje

Takimi John Kerry-Yun Byung-sen


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij koreanojugor tha se do të vazhdojnë manovrat e përbashkëta ushtarake të planifikuara për këtë muaj pavarësisht kërkesave të Koresë së Veriut që ato të shtyhen ose të anulohen.
Duke folur në Seul pas takimit me zotin Yun Byung-sen, zoti Kerry tha se stërvitjet vjetore nuk duhet të lidhen me çështje humanitare si ribashkimet e familjeve të ndara që nga Lufta Koreane.
Manovrat vjetore janë planifikuar të fillojnë këtë muaj, në të njëjtën kohë me ribashkimin e planifikuar mes familjeve të ndara nga lufta.
Dje, gjatë bisedimeve të nivelit të lartë mes Koresë së Jugut dhe të Veriut, Seuli tha se ishte e papërshtatshme për Phenianin të lidhte çështjen e ribashkimit të familjeve me manovrat e përbashkëta ushtarake amerikano-koreanojugore.
XS
SM
MD
LG