Lidhje

Ndihmë e re prej 60 milionë dollarësh për opozitën në Siri


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e njoftoi ndihmën në Romë ku u takua me drejtues të opozitës siriane

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry njoftoi sot një ndihmë të re prej 60 milionë dollarësh për opozitën në Siri si dhe për herë të parë bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i japin ndihma, por jo në armatime, forcave ushtarake të opozitës.

Njoftimi u bë në Romë ku Sekretari Kerry u takua me drejtues të opozitës siriane dhe me zyrtarë nga dhjetra vende të tjera që mbështesin opozitën.

Sekretari Kerry tha se ndihma do t’i krijojë mundësi opozitës të ofrojë shërbime për popullsinë në zonat që ajo kontrollon.

Ndihmat për forcat e armatosura, në ushqime dhe ilaçe, do të jenë të parat që Shtetet e Bashkuara i japin drejpërdrejtë këshillit ushtarak të opozitës.
XS
SM
MD
LG