Lidhje

Këshilli i Sigurimit miraton dërgimin e vëzhguesve në Siri


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi për të dërguar një ekip vëzhguesish në Siri, ku njoftimet për dhunë janë shtuar, megjithëse zyrtarisht ka hyrë në zbatim një armëpushim mes qeverisë dhe forcave kryengritëse.

Këshilli miratoi sot me votim njëzëri dërgimin e një ekipi prej deri në 30 vëzhguesish ushtarakë. Vëzhguesit pritet të mbërrijnë në Damask brenda disa ditësh.

Ekipi do të raportojë mbi nivelin e zbatimit të planit të paqes të arritur nga i dërguari i Lidhjes Arabe Kofi Annan. Plani kërkon tërheqjen e trupave qeveritare nga zonat urbane dhe ndaljen e fushatës shtypëse ndaj kundërshtarëve.

Forcat siriane e miratuan të enjten planin, por si burime qeveritare, ashtu edhe përfaqësues të kryengritësve thonë se dhuna ka vazhduar.

Grupe për të drejtat e njeriut thonë se forcat e sigurimit vranë të paktën pesë vetë sot gjatë një ceremonie funebre. Ata thonë se trupat qeveritare kanë sulmuar me predha artilerie qytetin Homs.

XS
SM
MD
LG