Lidhje

Pas sanksioneve për Khashoggin, ende i paqartë roli i princit saudit


Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione kundër 17 zyrtarëve sauditë që dyshohen për përfshirje në vrasjen e gazetarit të Washington Postit, Xhamal Kashogi në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Njoftimi u bë në të njëjtën ditë kur Arabia Saudite bëri të ditur se prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për pesë persona të përfshirë në vrasje, ndërkohë që autoritetet mohojnë se vrasja u bë me urdhër të princit të kurorës Mohamad bin Salman.

shumë se gjashtë javë pas vrasjes së gazetarit saudit, me banim në Shtetet e Bashkuara, Xhamal Kashogi, Shtetet e Bashkuara njoftuan një seri të re sanksionesh ndaj 17 zyrtarëve sauditë për përfshirjen e tyre, ndër të cilët pjesëtarë të oborrit mbretëror dhe qeverisë saudite. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert u pyet nëse do të merreshin masa të tjera kundër figurave më të larta saudite, përfshirë princin e kurorës bin Salman:

“Ne e konsiderojmë njoftimin që ka bërë Arabia Saudite si një hap i mirë fillestar, një hap në drejtimin e duhur. Këto janë rezultatet e para të hetimeve. Është e rëndësishme që këto hapa të vazhdojnë dhe të mbahen plotësisht përgjegjës personat fajtorë”.

Ministri i Jashtëm saudit Adel Xhubeir tha se personi përgjegjës për qeverisjen e përditshme të vendit nuk ka asnjë lidhje me vrasjen në konsullatën e Stambollit:

“Në mënyrë absolute, Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Në fakt, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara e ka thënë këtë; ishte një operacion që doli jashtë kontrolli. Tani e kuptojmë pak më mirë si shkuan punët. Disa individë shkelën autoritetin që kishin dhe bënë një gabim fatal për të cilin do të paguajnë çmimin”.

Sauditët pohojnë se Kashogi u vra dhe u copëtua, por nuk kanë treguar ku është trupi. Kritikët, përfshirë Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, kanë thënë se masat e prokurorisë saudite nuk janë të mjaftueshme:

“Në deklaratën e sotme është thënë se këto masa u morën kundër personave që dhanë urdhër për vrasjen. Mendojmë se këto janë hapa pozitivë, por të pamjaftueshëm. Ata që dhanë urdhër dhe që e kryen këtë vrasje duhen zbuluar,” tha ministri Cavusoglu.

Presidenti Donald Trump ka thënë se do të peshojë rëndësinë e një marrëveshjeje për shitje armësh me Riadin në çdo masë që merr Uashingtoni. Disa analistë thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin parasysh rëndësinë e naftës saudite në ekonominë botërore dhe të shmangin kundërpërgjigje që mund ta destabilizojnë këtë vend.

“Besoj se nuk kemi asnjë garanci të qartë se kush do të ishte ai që do të zëvendësonte princin e kurorës. Mund të vijë dikush shumë më i keq,” thotë analisti David Pollock i Institutit të Uashingtonit.

Aktivistë për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për veprime të qarta dhe për një kundërpërgjigje ndërkombëtare ndaj kësaj vrasjeje brutale duke thënë se ekzekutimi i një gazetari në një konsullatë është terrorizëm shtetëror dhe është shumë e mundur që të jetë kryer me urdhër nga istancat më të larta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG