Lidhje

Ish-manjati rus i naftës Kodorkovski dënohet me 14 vjet burgim


Ish-manjati rus i naftës Kodorkovski dënohet me 14 vjet burgim
Ish-manjati rus i naftës Kodorkovski dënohet me 14 vjet burgim

Qeveritë perëndimore kritikuan sot dënimin e rëndë të dhënë nga një gjykatë e Moskës për ish manjatin e naftës Mikhail Kodorkovski, gjykimi i të cilit shihet nga disa si një provë e dështuar për drejtësinë në Rusi.

Khodorkovsky dhe partneri i tij i biznesit Platon Lebedev morën dënimin me 14 vjet burg pas një gjykimi që zgjati 20 muaj dhe që i shton gjashtë vjet, tetë viteve që ata kanë kryer tashmë në qeli.

Avokati mbrojtës Yury Shmidt tha se vendimi ishte rezultat i trysnisë politike nga kryeministri rus Vladimir Putin. Siç u shpreh ai, “Putin i tregoi gjykatës sot kush është bosi”.

Gjykatësi Viktor Danilkin i dha Khodorkovskit dënimin maksimal të kërkuar nga prokurorët pasi ai u shpall fajtor për vjedhje në kompaninë Yukos dhe pastrim parash.

Nëna e Khodorkovskit, Marina e quajti sot gjykimin një komedi.

Dikur më i pasuri i Rusisë, fati i Kodorkovskit ndryshoi kur ai i bëri sfidë presidentit të atëhershëm Vladimir Putin dhe mbrojti kundërshtarët e fuqishëm politikë të zotit Putin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot në një deklaratë se duket se motivet politike luajtën rol në gjykim.

XS
SM
MD
LG