Media shtetërore në Korenë e Veriut quajti sot udhëheqësin e ri Kim Jon Un komandant suprem të ushtrisë.
Është kjo hera e parë që një institucion zyrtar i Veriut ka përdorur këtë titull për djalin e tretë dhe pasardhësin e Kim Jong Il-it.
Udhëheqësi i ri është gjeneral me katër yje por ka pak përvojë ushtarake.
Njoftimi sinjalizon një tranzicion të qetë të pushtetit në vendin me armë bërthamore, ku vazhdojnë ceremonitë mortore për Kim Jong-Il-in, funerali i të cilit zhvillohet më 28 dhjetor.
Të enjten, Korea e Veriut e shpalli fillimin e epokës së Kim Jong Unit.