Lidhje

Kim Jong Un kërcënon Korenë e Jugut


Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un kërcënoi të sulmojë pjesën kufitare me Korenë e Jugut në përgjigje të manovrave të përbashkëta mes Seulit dhe Uashingtonit.

Zoti Kim u citua në median shtetërore sot të ketë thënë se ka mobilizuar trupat e vijës së frontit të përgatiten për të shkatërruar objektivat e armikut në ishullin Baengnyeong, pranë zonës së sulmit vdekjeprurës së Koresë së Veriut në vitin 2010.

Ky është i fundit në valën e kërcënimeve dramatike të bëra nga Korea e Veriut pas sansioneve të vendosura javën e kaluar nga OKB-ja për shkak të provës bërthamore.
XS
SM
MD
LG