Lidhje

Kim Jong Un shpallet udhëheqës suprem


Kim Jong Un shpallet udhëheqës suprem
Kim Jong Un shpallet udhëheqës suprem

Kim Jong Un është shpallur udhëheqës suprem nga partia në pushtet dhe ushtria gjatë shërbimeve memoriale për të jatin e tij, Kim Jon Il në Phenian.

Televizioni shtetëror tregoi grumbullime masive të njerëzve për shërbesat në sheshin Kim Il Sung.

Ndërsa Kim Jong Ul vështronte nga ballkoni i pallatit, kreu shtetëror i ceremonisë Kim Yong Nam i tha turmës se zoti Kim trashëgon ideologjinë, karakterin dhe kauzën revolucionare të babait të tij.

Vendi mbajti tre minuta heshtje ndërsa ceremonia përfundoi në mesditë sipas kohës lokale. Televizioni shtetëror tregoi qytetarët tek qëndronin pa lëvizur me kokat e ulura, ndërsa trenat, anijet dhe makinat u binin borive.

Shërbimet memoriale ishin pjesë e ditës së dytë të ceremonive mortore për Kim Jong Il-in i cili vdiq pas një goditje në zemër më 17 dhjetor.

XS
SM
MD
LG