Lidhje

Kim Jong Un, thirrje për vazhdimin e bisedimeve të paqes me Korenë e Jugut


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i dërgoi një letër presidentit të Koresë së Jugut, duke bërë thirrje për bisedime të mëtejshme paqeje mes dy udhëheqësve në vitin e ri, pas angazhimit aktiv të tyre në 2018-ën.

Duke folur me gazetarët të dielën në Seul, zëdhënësi presidencial koreano-jugor tha se Kim “dërgoi një mesazh të ngrohtë përshëndetës për fundvitin” dhe tha se “do të donte të takohej shpesh me Presidentin Moon në vitin 2019, para diskutimeve për paqe dhe begati në gadishullin korean”.

Kim dhe Moon u takuan tre herë në vitin 2018 ndërsa Pheniani aktivisht mori iniciativën diplomatike, pas disa provave provokuesve bërthamore dhe me raketa.

Zëdhënësi i zotit Moon tha se udhëheqësi koreano-verior Kim shprehu gjithashtu keqardhje që nuk mundi të bëjë një vizitë të planifikuar në kryeqytetin koreano-jugor në fund të dhjetorit, siç ishte rënë dakord mes tyre në takimin e fundit në shtator.

Letra vjen disa ditë para se Kim Jong Un të mbajë fjalimin e tij të Vitit të Ri, që udhëheqësit koreano-veriorë e përdorin për të bërë publike vendime dhe objektiva madhore politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG