Një zyrtar i lartë kinez i ekonomisë bëri thirrje për bashkëpunim gjatë bisedimeve me delegacionin amerikan sot në qytetin jugperëndimor Chengdu.
Zëvendëskryeministri kinez Wang Qikshan i paralajmëroi anëtarët e delegacionit amerikan të mos i politizojnë negociatat.
Sekretari amerikan i Tregtisë Xhon Bryson paralajmëroi se në Uashington po vështirësohet qëndrimi ndaj lidhjeve tregtare me Kinën.
Komiteti i Përbashkët amerikano-kinez për Tregtinë, që takohet dy herë në vit, synon zgjidhjen e tensioneve tregtare mes dy vendeve duke u përqëndruar kryesisht tek mosmarrëveshjet për politikat tregtare.