Lidhje

Kina mund të jetë e gatshme të diskutojë me fqinjët


Zyrtarë amerikanë thonë se diskutimet mund të përfshijnë mënyrën e reagimit ndaj pretendimeve rajonale lidhur me Detin e Kinës së Jugut

Zyrtarë amerikanë thonë se Kina mund të jetë e gatshme të diskutojë me fqinjët mbi mënyrën e reagimit ndaj pretendimeve rajonale lidhur me Detin e Kinës së Jugut.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton zhvilloi bisedime në Kamboxhia sot me Ministrin e Jashtëm kinez, i cili sipas zyrtarëve amerikanë ka dhënë disa sinjale të matura se Kina mund të jetë e gatshme për negociata. Bisedimet mund të fillojnë në shtator.

Sekretarja e Shtetit Klinton dhe Ministri i Jashtëm kinez Yang u takuan në Kamboxhia, ku ndodhen për të marrë pjesë në konferencën e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore.
XS
SM
MD
LG