Lidhje

Kina, disidenti i lirë për të studiuar jashtë vendit


Kina thotë se disidenti i verbër Chen Guangcheng është i lirë të aplikojë për të studiuar jashtë vendit, duke sinjalizuar një zgjidhje të mundshme në mosmarrëveshjes diplomatike që filloi kur ai u largua nga arresti shtëpiak dhe u strehua në ambasadën amerikane në Pekin.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton u tha gazetarëve në Pekin sot se sheh përparim në çështjen e zotit Chen, dhe është "e inkurajuar" nga qëndrimi i fundit i palës kineze.

Sekretarja e Shtetit ka qenë në kryeqytetin kinez për bisedime të nivelit të lartë që janë mbizotëruar kryesisht nga drama e çështjes Chen.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin tha sot se Chen mund të aplikojnë për tu larguar nga vendi për të studiuar ", ashtu si çdo qytetar tjetër kinez."

Njoftimi pasoi një seri ankesash nga Chen, i cili thotë se është i shqetësuar për sigurinë e tij dhe dëshiron të udhëtojë për në SHBA "për një farë kohe." Chen u tha ligjvënësve amerikanë gjatë një telefonate të drejtpërdrejtë në një seancë të Kongresit të enjten se ai shpreson të takohet me sekretaren Clinton, e cila po merr pjesë në bisedimet vjetore të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në Pekin.

Chen fillimisht ra dakord për një marrëveshje të arritur nga autoritetet amerikane dhe kineze që do të lejonte që ai të qëndronte në një vend "të sigurt" në Kinë dhe të kishte të drejtën e studimit. Por ai ndryshoi mendim disa orë pas largimit nga ambasada amerikane, duke thënë se familja e tij ishte kërcënuar.

Aktivisti 40-vjeçar thotë se ai nuk kërkon azil të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, dhe miqtë e tij thonë se ai është ftuar për të studiuar në një universitet në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG