Kohët e fundit, Filipinet njoftuan se do të ngrenë padi kundër Kinës në një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi për shkak të pretendimeve të Pekinit mbi gati gjithë Detin e Kinës Jugore. Mosmarrëveshjet shumë-vjeçare kanë shkurajuar shumicën e investitorëve të mundshëm për të bërë kërkime për naftë dhe gaz natyror në rajon, por jo të gjithë. Nga Manila, Simone Orendain njofton se si një filipinase shpreson të bashkëpunojë me një entitet shtetëror kinez për të kryer operacione kërkimore për gaz natyror në ujrat e kontestuara.
Kompania Forum Energy ka qënë në pritje për një kohë të gjatë. Kompania me bazë në Britani, shumica e së cilës është pronë e një entiteti filipinas, kishte shpresuar të fillonte shpimet për gaz natyror në brigjet e Detit të Kinës Jugore, por nuk ka marrë miratim nga qeveria e Filipineve.
Forum Energy filloi punën fillestare për të vlerësuar rezervat e mundshme të zonës, por në fillim të vitit 2011 punëtorët thanë se u përzunë nga anijet kineze. Para më shumë se 5 vjetësh kjo zonë kishte potencial për një sasi të madhe gazi natyror.
Manuel Pangilinan është drejtor i Philex Petroleum, i cili ka pronë 65 për qind të kompanisë Forum Energy. Ai po përpiqet të arrijë një partneritet me Korporatën shtetërore Kineze për Shpime në Det.
“Në këtë vend nuk ka platforma shpimi pronë e Filipineve. Pra alternativat janë dy: të dërgohen anije të huaja dhe të shihet se si do të reagojë Kina, ose alternativa e dytë është arritja e një marrëveshje komerciale me një kompani kineze”.
Një ndërmarrje e tillë e përbashkët është mbështetur vazhdimisht nga Kina. Në fillim të këtij muaji, ambasadori i Kinës në Manila tha se derisa Kina dhe Filipinet të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, do të ishte më mirë që kompania Forum Energy dhe korporata kineze të fillonin nga puna, se sa t’i linin rezervat të pa shfrytëzuara.
Qeveria e Filipineve po përpiqet të gjejë mënyra për të vazhduar punën. Nënsekretari i Energjisë, Ramon Oca thotë se qeveria e tij kërkon të sigurohet se nuk është në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Filipinet thonë se Kina nuk zbaton Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e detit, e cila përcakton zona ekskluzive ekonomike të një vendi deri në 370 kilometra nga bregdeti i tij. Qeveria filipinase thotë gjithashtu se pretendimet e Kinës mbi gati të gjithë Detin e Kinës Jugore janë të paligjshme.
Sekretari i Jashtëm, Albert del Rosario tha se vendi i tij do t’ia paraqesë këtë çështje një gjykate ndërkombëtare arbitrazhi, duke e bërë çështjen ligjërisht të detyrueshme.
“Në një numër rastesh, që prej vitit 1995, Filipinet kanë shkëmbyer ide me Kinën për të gjetur një zgjidhje paqësore, por deri më sot kjo nuk është arritur. Ne shpresojmë që procedurat e arbitrazhit t’i japin kësaj mosmarrëveshjeje një zgjidhje afatgjatë”.
Pekini u përgjigj, duke përsëritur pretendimin se Kina “gëzon sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt e Detit të Kinës Jugore”.
Filipinet kanë thënë se do të mbështesnin një partneritet me Kinën në rajon, nëse zbatohet ligji filipinas i ndarjes së pronësisë. Dhe është pikërisht çështja e pronësisë, që përbën sfidën më të madhe për një partneritet të përbashkët shpimi nafte ose gazi natyror.
Li Mingjiang, kordinator i Studimeve Kineze në fakultetin Rajaratnam të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin Teknologjik Nanyang të Singaporit, thonë se çështja e pronësisë në shumë drejtime është në qendër të mosmarrëveshjes territoriale.
“Nëse ndiqen ligjet e Filipineve, Kinës i bie të heqë dorë pjesërisht nga e drejta e sovranitetit mbi ujrat e saj, kur bëhet fjalë për burimet energjitike”.
Profesori i Akademisë australiane për forcat e mbrojtjes, Carl Thayer thotë se nuk pret që të arrihet një partneritet i përbashkët zhvillimi.
Profesor Thayer thotë se deri para paraqitjes së kësaj çështjeje në gjykatën e arbitrazhit, vëzhguesit mendonin se propozimi i kompanisë me bazë në Britani, Forum Energy për të arritur partneritet me Kinën ishte një hap i mundshëm përpara për të zhvilluar dhe ndarë burimet e kontestuara. Por tani që procedurat e arbitrazhit do të marrin të paktën 2-3 vjet, kjo mundësi sado e vogël bashkëpunimi ka edhe më pak të ngjarë të bëhet realitet.