Lidhje

Fluturim eksperimental i Kinës


Kina ka kryer një fluturim eksperimental të një mjeti supersonik për lëshimin e raketave, të ndërtuar për të udhëtuar disa herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Ministria e Mbrojtjes në Pekin nuk komentoi rreth rezultateve të provës, që e quajti shkencore në natyrë dhe që nuk vë në shënjestër asnjë vend në veçanti.
Pentagoni konfirmoi por nuk komentoi për provën kineze, e cila vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për rritjen e shpejtë ushtarake të Kinës.
Nëse perfeksionohet, teknologjia supersonike mund të lejojë vendet të sulmojnë objektiva kudo në botë, brenda pak minutash, duke anashkaluar sistemet e mbojtjes nga raketat.
Prova u njoftua fillimisht nga gazeta Washington Free Beacon, ku citohen zyrtarë amerikanë të kenë thënë se mjeti arriti një shpejtësi 10 herë sa ajo e zërit.
XS
SM
MD
LG