Lidhje

Kina kërkon përgjegjshmëri për krizën e borxheve


Kina kërkon përgjegjshmëri për krizën e borxheve
Kina kërkon përgjegjshmëri për krizën e borxheve

Kryeministri kinez Uen Gjia Bao i bëri thirrje vendeve të zhvilluara ta trajtojnë çështjen e borxheve në mënyrë të përgjegjshme.

Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë t’i shtojë investimet në vendet e Eurozonës, por Perëndimi tha ai, nuk duhet t’i varë shpresat tek Kina për lehtësimin e krizës globale.

Në fjalimin që mbajti në Forumin e Ekonomisë Botërore në Dalian të Kinës, zoti Wen tha se qeveria kineze do të bëjë atë që i takon për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së krizës së borxhit global, duke ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike dhe përmes shtimit të konsumit të brendshëm.

Forumi i Ekonomisë Botërore me bazë në Davos të Zvicrës, duke filluar që nga vitit 2007, mbledh çdo verë në Kinë udhëheqësit botërorë dhe drejtuesit e bizneseve në Kinë.

Konferenca e këtij viti mbahet ndërsa dobësimi i kërkesave në SHBA dhe Evropë, e detyroi sot Bankën Aziatike të Zhvillimit ta ulë parashikimin e rritjes ekonomike në Azi nga 7,8 për qind, në 7,5 për qind.

XS
SM
MD
LG