Lidhje

Lufta ndaj korrupsionit në Kinë


Në vitin e parë të administratës së tij, presidenti kinez Shi Gjin-ping ka shpallur luftë në nivele të larta për të çrrënjosur korrupsionin. Përpjekjet për të frenuar shpërdorimet e qeverisë dhe kontrolli ndaj zyrtarëve të lartë i kanë siguruar atij lavdërime dhe kanë realizuar disa suksese, por disa njerëz thonë se duhet bërë shumë më tepër.

Një mënyrë kryesore me anë të së cilës zoti Shi Gjin-ping po përpiqet të vendosë rregull ne radhët e Partisë Komuniste është burgosja e zyrtarëve të korruptuar. Që nga gjyqi ndaj zyrtarit të lartë Bo Shi-lai, deri tek zyrtarë të rangut të ulët, qasja e zotit Shi ndryshon nga politikat e mëparshme anti-korrupsion, thotë studiuesi ligjor Hë Bing.

"Gjatë vitit 2013 janë arrestuar rreth 10-20 zyrtarë të rangut të zëvendës ministrit ose më lart. Është një goditje e fortë ndaj fenomenit. Njerëzit flasin shpesh për luftë ndaj korrupsionit, por gjëja kryesore është të arrestosh ata që janë të korruptuar."

Zyrtarët po përballen gjithashtu me më shumë mbikëqyrje publike. Kjo kronikë e një televizioni të Pekinit mbi dasmën tre ditore të të birit të një zyrtari ngjalli përçmim në publik. Më pas, ai u shkarkua.

Disa media, si televizioni Dragon i Shangait kanë përdorur kamera të fshehta për të treguar se si zyrtarët ende vazhdojnë të gjejnë mënyra për të shmangur ndalimet për bankete dhe shpërdorim të fondeve publike.
Sërish, zoti Hë Bing:

"Ndalimi i keqpërdorimit të fondeve publike dhe banketeve është një problemi i hershëm, por gjatë vitit 2013 janë parë përmirësime. Për shembull, biznesi i restoranteve të mëdha është pothuajse përgjysmuar."

Në rrugën Yuetan të Pekinit – e njohur gjithashtu si rruga e ministrive, për shkak të zyrave të shumta të qeverisë që ndodhen në të – shitësit e pijeve alkoolike të shtrenjta kineze thonë se shitjet kanë ranë gjatë vitit. Administratori i këtij restoranti luksoz banketesh nuk pranoi të shfaqej në kamera, por thotë se puna ka rënë me rreth 30 për qind dhe se tani janë detyruar të japin katet e sipërme me qira.
Këto kufizime ekonomike, edhe pse të vështira, janë një gjë e mirë, thotë ekonomisti Hu Xingdou.

"Shpenzimet administrative të Kinës janë shumë të mëdha. Sipas statistikave zyrtare, 25 për qind e të ardhurave të qeverisë shkojnë tek shpenzimet administrative. Disa studiues mendojnë se bëhet fjalë 35 për qind dhe ka disa opinione sipas të cilave kemi të bëjmë me 50 për qind. Pra, gjysma e shpenzimeve publike, apo pothuajse gjysma e tyre, përdoret për të paguar shpenzimet e qeverisë."

Gjatë takimeve të fundit, udhëheqësit e Kinës ranë dakord të lejohet më shumë transparencë rreth financave të qeverisë. Megjithatë, ka nevojë për më shumë mbikëqyrje të pavarur, thotë zoti Hu Shing-dou.

"Për shkak se qeveria nuk mund të kryejë reforma politike, është shumë e vështirë të reformohet sistemi i anti-korrupsionit. Është shumë e vështirë të kesh organe të pavarura që të mund të monitorojnë sjelljet e zyrtarëve të Partisë. Është e vështirë të kesh liri të vërtetë të shtypit dhe transparencë ligjore."

Analistët thonë gjithashtu se në vend të një qasjeje nga lartë-poshtë kundër korrupsionit, duhet të kemi zgjerim të lirive të shprehjes, duke i dhënë publikut një rol më të madh në kontrollin e zyrtarëve.
XS
SM
MD
LG