Lidhje

Obama pret homologun kinez në Kaliforni


Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të zhvillojnë sot dhe nesër takime në Kaliforni për të diskutuar çështje të rëndësishme në një mjedis jozyrtar.

Zoti Obama do të mirëpresë presidentin kinez në vilën Sunnylands pranë Los Angelesit, ku dy udhëheqësit do të diskutojnë shqetësimet amerikane për sulmet kibernetike për të cilat Uashingtoni akuzon Kinën si dhe kërkesat e Kinës për hapjen më të madhe të tregjeve amerikane.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel nxori një paralajmërim të fortë për Pekinin në takimin e fundit të sigurisë në Singapor, ku tha se sulmet kibernetike përbëjnë kërcënim për çdo vend, përfshirë Kinën. Dy vendet pritet të diskutojnë një kod për sigurinë kibernetike.
XS
SM
MD
LG