Lidhje

Kina: Tarifat ndaj produkteve kineze do të zhgënjejnë botën


Kina paralajmëroi të enjten se tarifat ndaj produkteve të saj nuk do të bëjnë tjetër “përveçse do të zhgënjejnë botën”.

Komentet u bënë si përgjigje ndaj kërcënimit të administratës Trump për rritjen e nivelit të tarifave me 25 për qind ndaj produkteve kineze me vlerë 200 miliardë dollarë.

Përfaqësuesi amerikan i tregtisë Robert Lighthizer tha të mërkurën se presidenti i kishte kërkuar të shihte mundësinë e rritjes së tarifës në 25 për qind nga 10 për qind që ishte planifikuar.

"Ne kemi qenë shumë të qartë për ndryshimet specifike që Kina duhet të ndërmarrë", tha zoti Lighthizer në një deklaratë. "Fatkeqësisht, në vend që të ndryshojë sjelljen e saj të dëmshme, Kina është hakmarrë në mënyrë të paligjshme kundër punonjësve amerikanë, fermerëve dhe bizneseve".

Kërcënimi amerikan ka nxitur një reagim të ashpër të Kinës. Pekini kërcënoi se do të marrë masa ndëshkuese për të mbrojtur interesat e Kinës, tregtinë e lirë dhe rendin botëror.

Të enjten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në periferi të një takimi me udhëheqësit e Azisë Juglindore tha se tarifat nuk do të zgjidhnin mungesën e balancës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Ai i bëri thirrje SHBA-së të qetësohet dhe të dëgjojë komunitetin ndërkombëtar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG