Hedhësi nga lartësitë e mëdha me kostum fluturues, Xheb Korliss, ka patur sukses në përpjekjen e dytë duke fluturuar përmes malit Tianmen dhe tejkaluar kështu sfidën e tij zyrtare pasi dështoi në përpjekjen e parë.
Bashkë me të kishte pjesmarrës edhe nga vende të tjera për hedhjen nga një pikë malore me pamje mahnitëse në provincën Hunan të Kinës qendrore.
Megjithatë, spektakli u kryesua nga Xheb Korliss, pasi ai ishte i vetmi që sfidoi pamjet mahnitëse të grykës në malin Tianmen për tu ulur më pas në një shpellë. Tepër i emocionuar nga kjo arritje, Xheb tha për median se kishte patur një eksperiencë spektakolare dhe fluturimi më i madh i jetës së tij në kostumin me krahë.