Lidhje

Filmat e kineasteve gra gjejnë sukses në Hollywood


Gratë kanë qenë gjithmonë një element jetik i Hollivudit, si aktore kryesore në zhanrin romantik, komedi dhe drama. Por për gratë ka qenë e vështirë që të sigurojnë pozicione që tradicionalisht u janë besuar burrave në industrinë e filmit, si regjisorë dhe protagonistë në filma me superheronj. Këtë verë, kjo pengesë është kapërcyer nga gra të talentuara.

Gratë në Holliwood
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:50 0:00

Gjysmë miliardë dollari dhe fitimet vazhdojnë të shtohen! Jo, nuk e dëgjuat gabim. “Wonder Woman”, me protagoniste aktoren magjepsëse Gal Gadot dhe regjisoren Patty Jenkins, ka thyer rekordin në kinema për një regjisore grua.

“Unë doja të bëja filmin më të mrekullueshëm “Wonder Woman” të mundshëm, sepse e dua personazhin e saj dhe sepse jam regjisore. Prandaj asgjë tjetër nuk do ta bënte më interesante për mua. Prandaj fakti që unë jam grua, apo ajo është gra, apo që ne jemi gra ishte një faktor i mrekullueshëm, por mendja ime nuk rri aty, sepse unë thjesht jam një regjisore që po drejtoj një film që e dua, pavarësisht nga ky faktor”.

“Wonder Woman” e regjisores Jenkins është portretizimi më i mire i Dianës së Themisirës deri sot sepse gërsheton skena fantastike të zhanrit action, me fabulën e mrekullueshme të rrugëtimit të saj, që përshkruan lënien pas të botës së saj utopike për të shkuar në frontin e Luftës së Dytë Botërore, për të mposhtur të keqen. Superheroina e regjisores Jenkins, kombinon forcën dhe hijeshinë.

“Të jesh hero, nuk do të thotë thjesht të shkosh të godasësh dikë me grusht dhe kaq. Është diçka shumë më e madhe në jetën e përditshme, për mirëkuptimin, dashurinë, faljen dhe kompleksitetin e jetës”.

Personazhi tjetër është piloti Steve Trevor, interpretuar nga Chris Pine.

"Jam me shumë fat që kisha si regjisore Patty-n. Vizioni i saj për Dianën ishte në përputhje me timin".

Dyshja dinamike Gal Gadot - Patty Jenkins provon edhe një herë që studiot e Hollivudit mund t’ia besojnë produksionet me buxhete të larta grave.

Dhe nuk janë të vetmet. Kineastja Sofia Coppola u nderua së fundmi me Palmën e Artë si Regjisorja më e mirë në Festivalin e Kanës për prodhimin e ri të dramës historike “The Beguiled”.

"Versioni origjinal pasqyron këndvështrimin e një mashkulli, të një ushtari për botën e kësaj gruaje dhe unë mendova që do të ishte shumë interesante të rilexoja librin dhe të rrëfeja të njëjtën histori, por nga këndvështrimi i personazheve gra”.

Filmi sjell një kinematografi poetike dhe një kast aktoresh të famshme femra. Nicole Kidman dhe Kirsten Dunst interpretojnë rolet kryesore si mësuese që drejtojnë një shkollë për vajza të shtresës së pasur, në mes t Luftës Civile në Shtetet e Bashkuara. Jeta e tyre transformohet, kur një ushtar i Unionit kërkon të fshihet në shkollë, duke shkaktuar përplasje dhe xhelozi mes grave.

Sofia Coppola është vetëm e dyta grua që fiton çmimin si Regjisorja më e Mirë në Kanë, në 71 vjet dhe megjithëse shumë mund të thonë se ajo ka një avantazh në industry, pasi është pjesë e dinastisë së kineastëve Coppola, talenti i saj është i pamohueshëm.

"Vetëm 4 për qind e filmave të mëdhenj kishin regjisore femra në vitin 2016”.

Triumfi i “Wonder Woman” dhe vlerësimi i “The Beguiled” po hap dyert për më shumë kineaste gra në Botën e Hollivudit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG