Lidhje

Kinematografia shqiptare në vështirësi


Kineastët e rinj shqiptarë në vështirësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:48 0:00
Qarqet artistike të Shqipërisë, veçanërisht kinematografia, po përballen vitet e fundit me një seri mungesash teknike dhe administrative. Artistët e rinj janë të shqetësuar se atyre nuk po u jepet mundësia të shfaqin talentin dhe mesazhet e tyre për jetën shqiptare. Interesimi shtetëror dhe privat është i pakët për prodhimet kinematografike vendase. Ndërsa regjisorë të rinj si Joni Shanaj mendojnë se bashkë me fondet, ka ngrirë edhe vizioni i shoqërisë për vlerën e kinemasë kombëtare. Zoti Shanaj sapo ka hedhur në treg filmin e tij “Farmakon”. Gjatë krijimit të filmit ai u përball me vështirësi të shumta teknike dhe mendësi të tejkaluara mbi kinemanë shqiptare.
Kineastët e rinj shqiptarë në vështirësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:48 0:00

Regjisori i ri Joni Shanaj është një prej artistëve të rinj, që dëshirojnë t'u japin njerëzve mesazhe të kohës së sotme. Ai e realizoi filmin artistik “Pharmakon” mes vështirësish jo të vogla. Qysh në premierë, në shfaqjet e kinemasë apo televizionit, filmi i tij u prit mjaft mirë nga kritika dhe shtypi. Ai trajtoi me guxim temën delikate të bllokimit te energjive rinore dhe të vetmisë që ndjen brezi i ri përballë sfidave të jetës moderne.

Sipas regjisorit Shanaj, filmi “Pharmakon” e tejkalon ballkanizmin dhe ekzotizmin, dukuri nga të cilat ka vuajtur kinematografia shqiptare e këtyre viteve. Ai thotë se përmes kinematografisë, krijuesit e zhvillojnë shoqërinë, duke tejkaluar izolimin apo bllokimin. Filmi “Pharmakon” trajton një temë të sotme, duke iu larguar vet-orientalizimit, izolimit dhe vet-përcmimit.

“Kinematografia shqiptare - thotë regjisori Shanaj - po mbijeton me filma shumë të mirë, por prodhimi kinematografik është shumë i vogël; vetëm 2 filma në vit, - dhe kjo e mban atë larg nga shoqëria. Filmi shqiptar nuk është pjesë e jetës në këtë vend” - thekson ai.

Si kineast i ri, Joni përfshiu shumë të rinj në grupin e punës dhe punoi me një grup të zgjedhur artistësh për filmin e tij. Kur nisi të shkruajë skenarin disa vjet më parë, ai mendonte se rinia dhe shoqëria shqiptare ishin të bllokuara në ngërçe. Shqipëria ka një popullsi në moshë të re dhe pengimi i rinisë është problem serioz. Sipas tij, ngërçi vazhdon edhe në fushën e kinemasë, ku shumë krijues të rinj përgatiten në dy shkolla arti dhe nuk shprehin dot idetë e tyre para publikut.

“Shqipëria ka sot media të zhvilluara, - thotë Joni - por shoqëria ka nevojë edhe për zëra të tjerë; shkrimtarë, piktorë, kineastë”. Sipas tij, vështirësitë fillimisht janë financiare dhe teknike, por ato shtohen edhe prej mungesës së vizionit në administrimin e arteve. “Institucionet janë mjaftuar me minimalen, thotë zoti Shanaj, ndërkohë që një brez i tërë kineastësh pret të artikulohet dhe të shprehë idetë e veta”.

Artet figurative shqiptare, sidomos kinematografia, po përballen vitet e fundit me vështirësi jo të vogla teknike dhe financiare, të cilat herë pas here kanë vënë në dyshim edhe ekzistencën e saj, nisur nga prodhimi minimal, që del në tregun artistik.

XS
SM
MD
LG