Lidhje

Klinton niset për një udhëtim gjashtë ditor në Azinë Lindore


Klinton niset për një udhëtim gjashtë ditor në Azinë Lindore
Klinton niset për një udhëtim gjashtë ditor në Azinë Lindore

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u nis sot nga Uashingtoni për një udhëtim gjashtë ditor për në Azinë Lindore, ku do të zhvillojë bisedime për një sërë çështjesh të debatueshme.

Zonja Klinton arrin nesër në Tokio për bisedime me kryeministrin japonez Jukio Hatojama dhe Ministrin e Jashtëm Ktsuja Okada.

Dy vendet kanë pasur mosmarrëveshje mbi dislokimin e bazës së marinës amerikane në ishullin japonez Okinava. Pastaj, zonja Klinton do të udhëtojë për në Kinë.

Ajo do të vizitojë pavionin amerikan të panairit të Shangait të shtunën para se të fillojë bisedimet me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë dhe kinezë për çështje ekonomike në Pekin, përfshi çështjen e monedhës, për të cilën Uashingtoni beson se Kina po e mban të ulët në mënyrë artificiale.

Pastaj zonja Klinton do të niset për në Korenë e Jugut, ku janë shtuar tensionet me Korenë e Veriut që nga fundosja e anijes luftarake jug-koreane.

XS
SM
MD
LG