Në një koment të Zërit të Amerikës ku pasqyrohen idealet dhe institucionet amerikane, thuhet:
"Vetë-qeverisja, ose një sistem që i lejon popullit të kryejë të gjitha funksionet e nevojshme pa ndërhyrjen e një autoriteti më të lartë që nuk kontrollohet nga vetë popullata, është një ndër vlerat themelore amerikane. Ky parim është në zemër të Deklaratës së Pavarësisë, që u nënshkrua 237 vjet më parë dhe që festohet çdo vit më 4 korrik.
Thomas Jeffersoni, autori kryesor i Kushtetutës, pat shkruar se vetë-qeverisja është një e drejtë që i takon popullit në bazë të ligjeve të Zotit dhe natyrës. Kjo nuk u arrit lehtë. Historia e hershme e Amerikës është shoqëruar me konflikt me vende të tjera që ndjeheshin të kërcënuara nga një qeveri republikane si dhe konflikti mes vetë amerikanëve lidhur me formën përfundimtare që do të merrte qeveria e tyre. Por Deklarata e Pavarësisë krijoi kornizën për një vend që do të mbijetonte dhe do të forcohej, duke frymëzuar lëvizje të ngjashme për pavarësi në vende të tjera të botës.
Kur filloi lufta mes Britanisë dhe kolonëve në Amerikën e Veriut, të paktë ishin ata që imagjinonin dhe aq më pak që mbështetën krijimin e një vendi të ri. Historianët vërejnë se edhe kur u ndezën luftimet, kolonët ishin tepër të përçarë lidhur me të ardhmen. Afro një e treta besonin se ishte e nevojshme që të shkëputeshin plotësisht nga Britania, një e treta e tyre mbeteshin besnike ndaj mbretërisë britanike dhe një e treta thjesht donin të vazhdonin jetën normale të punës së përditshme dhe përkujdesjes për familjen.
56 figurat historike që nënshkruan Deklaratën më 4 korrik, 1776, hodhën votën e parë për pavarësinë. Bashkë-kombasit e tyre e ratifikuan këtë vendim dhe, me këtë akt, edhe parimin se qeveria duhet bazuar në pëlqimin e të qeverisurve.
Këtë ngjarje dhe kauzë festojnë amerikanët më 4 korrik, por ajo nuk është unike vetëm për Amerikën. Kjo kauzë mishërohet në kushtetutat e shumë vendeve si dhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Në thelbin e saj, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është kremtimi i tipareve tona të përbashkëta njerëzore."