Lidhje

Bota përkujton të famshmin Muhamet Ali


Kudo në SHBA dhe në vende të tjera, njerëzit po përkujtojnë legjendën e boksit, Muhamet Ali, i cili vdiq mbrëmë në Feniks të shtetit Arizona në moshën 74 vjeçare.

Ish-kolegët e tij të boksit dhe personalitete të tjera të politikës, sportit dhe artit bënë komente në median sociale, duke kujtuar momente të veçanta takimesh me Muhamet Aliun.

Hillary dhe Bill bënë një deklaratë të përbashkët:

“Që nga dita kur garoi për medaljen e artë olimpike në vitin 1960, tifozët në mbarë botën kuptuan se po mbështesnin një kombinim të pahasur më parë të bukurisë, hirit, shpejtësisë dhe forcës.”

Donald Trump shkruante në Tweeter:

“Një kampion vërtet madhështor dhe një person i mrekullueshëm. Do të na mungojë të gjithëve!”

Reagime erdhën nga ekipi olimpik amerikan, nga kampionët e boksit Mike Tyson, George Foreman dhe Oscar del Hoya.

Zoti erdhi për të marrë kampionin e tij. Lamtumirë njeri i madh”.

XS
SM
MD
LG