Lidhje

Cialos rekomandon paketë ndihmash për fermerët e prekur nga kriza e E.Kolit


Cialos rekomandon paketë ndihmash për fermerët e prekur nga kriza e E.Kolit
Cialos rekomandon paketë ndihmash për fermerët e prekur nga kriza e E.Kolit

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Bujqësinë Dacian Cialos rekomandoi një paketë ndihmash prej 220 milionë dollarësh për fermerët që të rikuperojnë humbjet e tyre nga zarzavatet e pashitura gjatë krizës së bakteries E.Koli.

Ministrat e Bujqësisë së BE-së u takuan sot në Luksemburg për të biseduar mbi krizën dhe efektet ekonomike të saj. Që kur filloi kriza, fermerët evropianë nuk kanë qënë në gjendje të shesin zarzavatet e tyre për shkak të shqetësimit në rritje të konsumatorëve.

Rusia dhe vende të tjera kanë ndaluar hyrjen e të gjitha zarzavateve nga BE. Ministrja spanjolle e bujqësisë kanë kërkuar kompensim të plotë nga Gjermania për humbjet e shkaktuara për fermerët në vendin e saj.

XS
SM
MD
LG