Lidhje

Komisioni i Senatit miraton zonjën Kagan si anëtare të Gjykatës së Lartë


Komisioni Juridik i Senatit amerikan miratoi kandidaturën e zonjës Elena Kagan si anëtare e Gjykatës së Lartë. Tani mbetet që kandidatura të hidhet në votë në të gjithë Senatin. Komisioni juridik votoi me 13 vota pro dhe 6 kundër. Emërimi i zonjës Kagan u miratua nga të gjithë anëtarët demokratë të Komisionit. Senatori i Karolinës së Jugut Lindsi Graham, ishte i vetmi republikani që votoi njëlloj si demokratët. Demokratët kanë 12 nga 19 vendet e komisionit juridik. Presidenti Obama e emëroi zonjën Kagan për t’i zënë vendin anëtarit të Gjykatës së Lartë John Paul Stevens, i cili doli në pension në qershor. I gjithë Senati do të zhvillojë një seancë votimi për zonjën Kagan dhe demokratët shpresojnë që ajo të konfirmohet para se Senati të fillojë pushimet në gusht.

SHBA

XS
SM
MD
LG