Lidhje

Një kompozitor i ri i interesuar në inxhinieri


Austini, kryeqyteti i Teksasit është vetemërtuar si “kryeqyteti i muzikës së drejtpërdrejtë të botës” dhe mbështet një numër të madh teletesh vendase të muzikës. Një nga këngëtarët dhe kompozitorët më të rinj të skenës është William Graham, djali 13 vjeçar i muzikantit të mirënjohur të Austinit, John Dee Graham. William debutoi në festivalin e këtij viti "South by Southwest" që u mbajt në fillim të marsit në Austin. Ai është një fëmijë i talentuar me interesa nga muzika tek inxhinieria.

Në festivalin e këtij viti, Saxon Pub-i paraqiti në skenë sëbashku këngëtarët e mirënjohur të Teksasit dhe fëmijët e tyre muzikantë. Për djalin 13-vjeçar të këngëtarit John Dee Graham, William, ky ishte debutimi i parë.

John: “Kjo është rodeoja e tij e parë”.

Spikerja: “Kjo më pëlqen. Ju lutem përshëndesni John Dee Graham dhe të birin, William”.

Shoqërimi me artistë të tillë të famshëm si Jimmie Dale Gilmore është e natyrshme për Williamin. I ati thotë se ai u rrit mes muzikantësh.

“Pyetja e tij e parë kur filloi të fliste dhe kur takonte njeri ishte ‘Çfarë luan?’, pasi ai mendonte se të gjithë ishin muzikantë”.

William-i është tani një kitarrist i talentuar dhe kompozon këngët e tij.

“Kam qënë gjithmonë pranë muzikës dhe më kanë pëlqyer shfaqjet dhe muzika”.

Por William-it i pëlqejnë gjithashtu edhe disa momente qetësie në parqet e Austinit, ku ai mendon për muzikën, për kompozicionin dhe për gjëra të tjera me interes për të.

“Arkitekturë dhe inxhinieri, si dhe arkitekturë e mjedisit”.

Ai ka ndjekur mësime për këto disiplina në programin e Universitetit Northwestern për të rinjtë e talentuar. Por ai ka kaluar edhe një sëmundje të gollganeve që e ka penguar të marrë pjesë në gara sportive.

“Jeta ka qënë e vështirë dhe kur shikon fëmijë të tjerë që bëjnë gjëra që t’i nuk i bën, e shikon botën nga një kënd tjetër. Kjo më ka dhënë mundësinë të shkruar për gjëra të ndryshme që kam dashur”.

William Graham e ndjen vuajtjen e njerëzve që kanë patur vështirësi dhe janë abuzuar. Ai kompozoi një këngë për fëmijët e përfshirë nga lufta në Afrikë.

“Kjo është për ndërgjegjësimin lidhur me fëmijët ushtarë në Afrikë, të cilët merren nga shtëpia dhe u jepen armë për të luftuar në radhët e ushtrisë”.

William-i thotë se frymëzim për të ka qënë i ati, por John Dee Graham thotë se i ka dhënë pak udhëzime djalit të tij të talentuar.

“Sa më pak që të ishte e mundur, se si artist, ai duhet të gjente rrugën e tij, po ashtu edhe si fëmijë ai duhet të gjejë rrugën e tij dhe ai po e gjen atë”.

Jon Dee Graham dhe i biri, William, ndjekin traditën muzikore të familjes së tyre.
XS
SM
MD
LG