Lidhje

Koncert në mbështetje të grupit "punk" në Rusi


Në Rusi, disa grupe roku organizuan një koncert për të mbështetur tre vajzat e një grupi të vogël të muzikës punk, të akuzuara për huliganizëm për shkak se ekzekutuan një këngë që vinte në lojë Presidentin Vladimir Putin në katedralen kryesore të Moskës.

Në koncert morën pjesë rreth 1 mijë e 500 veta. Sipas organizatorëve, të gjitha paratë e grumbulluara do të përdoren për të ndihmuar tre vajzat, familjet e tyre dhe të burgosur të tjerë politikë.

Vetë vajzat dhe avokatët e tyre ngulin këmbë se koncerti në katedrale kishte për synim të protestonte kundër lidhjeve të ngushta mes Kishës ortodokse dhe qeverisë. Ato u arrestuan në muajin mars dhe që nga ajo kohë mbahen në burg.
XS
SM
MD
LG