Në Kosovë, zyrtarë qeveritar, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBT thanë sot se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije, me frikën se zbulimi i orientimit seksual do të mund të çojë në përjashtimin nga familja e shoqëria. Gjatë një konference mbi integrimin e këtij komuniteti dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, u tha se vendi ka ligje të mira që luftojnë të gjitha format e diskriminimit, por ngecjet janë tek zbatimi i tyre.