Lidhje

Konfirmohet vrasja e një shqiptareje nga sulmet në Norvegji


Konfirmohet vrasja e një shqiptareje nga sulmet në Norvegji
Konfirmohet vrasja e një shqiptareje nga sulmet në Norvegji

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, tha sot se një shqiptare është në mesin e të vrarëve në sulmin e javës së kaluar që ka ndodhur në ishullin Utoya, në Norvegji. Sipas ministrisë së jashtme, organet përgjegjëse në Norvegji kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve është Lejla Selaci, me prejardhje nga Kosova, e cila deri tash gjendej në mesin e të zhdukurve nga tragjedia që ndodhi në Norvegji.

Lejla Selaci, ishte pjesëmarrëse në Konventën e të rinjve të partisë në pushtet, që mbahej në ishullin Utoya, në kohën kur ndodhi sulmi.

Një javë më parë, një makinë bombë shpërtheu në qendër të Oslos. Brenda pak orësh shtetasi norvegjez, Anders Behring Breivik, hapi zjarr në një ishull aty pranë ku pjesëtarë nga rinia e partisë në pushtet ishin mbledhur për një fundjavë kampingu veror.

XS
SM
MD
LG