Lidhje

Kongresi amerikan kthehet këtë javë në punë


Kongresi amerikan kthehet këtë javë në punë
Kongresi amerikan kthehet këtë javë në punë

Kongresi amerikan kthehet në punë këtë javë pas një muaji pushim, duke u përballur me vendime të rëndësishme për çështje që lidhen me ekonominë.

Ligjvënësit u larguan nga Uashingtoni pas një debati të nxehtë lidhur me rritjen e tavanit prej 14 presje 3 trilionë dollarësh të borxhit, i cili më në fund u miratua.

Tani ata përballen me pyetje të ngjashme delikate mbi mënyrën e shkurtimit të shpenzimeve qeveritare dhe në të njëjtën kohë të nxitjes së krijimit të vendeve të punës. Papunësia në Shtetet e Bashkuara mbeti e pandryshuar në bazë të një raporti të publikuar të premten nga Departamenti i Punës.

Presidenti Barak Obama, do të paraqesë planin e tij për shtimin e vendeve të punës në një sesion të përbashkët të kongresit të enjten. Ai ka të ngjarë të bëjë thirrje për shkurtimin e taksave për punëdhënësit që marrin në punë punonjës të tjerë, shtimin e shpenzimeve për të ndihmuar riparimin e shkollave dhe rrugëve dhe zgjatjen e ndihmës financiare për të papunët.

Por republikanët e opozitës thanë se kundërshtojnë shpenzime të tjera qeveritare dhe insistojnë në eliminimin e rregullave qeveritare që ata thonë se dëmtojnë shtimin e vendeve të punës.

SHBA

XS
SM
MD
LG