Lidhje

Kongresi amerikan miraton buxhetin e përkohshëm për qeverinë federale


Kongresi amerikan miraton buxhetin e përkohshëm për qeverinë federale
Kongresi amerikan miraton buxhetin e përkohshëm për qeverinë federale

Anëtarët e Kongresit amerikan kthehen sot në shtëpitë e tyre pas miratimit të një projektligji për shpenzimet e përkohshme buxhetore i cili lejon funksionimin e qeverisë deri pas zgjedhjeve të 2 nëntorit.

Me këtë buxhet të përkohshëm, qeveria federale do të jetë në gjendje të funksionojë edhe për dy muaj të tjerë. Viti i tanishëm financiar përfundon më 1 tetor.

Ligjvënësit mezi presin të kthehen në shtetet e tyre për të bërë fushatë përpara votuesve të cilat janë të zhgënjyer me ekonominë dhe sidomos me papunësinë e cila mbetet e lartë.

Demokratët e shumicës rrezikojnë të humbasin kontrollin në Kongres ndaj republikanëve të opozitës.

Republikanët po bëjnë fushatë me thirrjet për të shkurtuar shpenzimet buxhetore dhe për të sprapsur reformat në fushën e kujdesit shëndetësor.

Demokratët thonë se republikanët synojnë të rikthejnë të njëjtat politika që sollën krizën ekonomike.

XS
SM
MD
LG