Lidhje

Kopliku, qyteti me rritjen me të lartë të popullsisë


Autoritetet vendore thonë se po i kushtojnë rëndësi përmirësimit të infrastrukturës, si mundësi për të rritur në të ardhmen investimet në qytet

Qyteti i Koplikut gjëndet buzë Liqenit të Shkodrës dhe në qendër të aksit rrugor që lidh Shkodrën me pikëkalimin kufitar të Hanit të Hotit, gjë që ka mundësuar dhjetëfishimin e numrit të banorëve brenda 20 viteve të fundit. Autoritetet vendore thonë se po i kushtojnë rëndësi përmirësimit të infrastrukturës, si mundësi për të rritur në të ardhmen investimet në qytet. Vitet e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin në Koplik të një qendre të madhe industriale, por për shkak të krizës ekonomike globale, investitori i huaj është tërhequr.

XS
SM
MD
LG