Lidhje

7 të dënuar ikin nga një burg i sigurisë së lartë


Policia e Korcës njoftoi se shtatë të dënuar u arratisën në mbrëmje nga një burg i sigurisë së lartë, rreth 7 kilometër larg nga qyteti. Sipas policisë arratisja e të dënuarve, disa prej të cilëve me burgim të përjetshëm, ndodhi në Burgun e Drenovës.

Burime jo zyrtare pohojnë nga Korca se në burg janë dëgjuar të shtëna armësh ndërkohë që dyshohet se të arratisurit kanë mundur të çarmatosin disa prej gardianëve në momentin e arratisjes.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në segmentin Korcë-Elbasan dhe ka njoftuar policitë e vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë, të përforcojnë kontrollet në kufi.Policia u ka bere thirrje banoreve ne keto zona te bejne kujdes pasi personat e arratisur jane te armatosur.
XS
SM
MD
LG