Koreja e Veriut paralajmëroi sot se do të kundërpërgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë muajin e ardhshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke u shprehur se stërvitjet do të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy Koreve.
Marrëdhënia do të testohet me fillimin e stërvitjeve, të cilat u shtynë për shkak të zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.
Një këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit të Koresë së Jugut njoftoi se stërvitjet pritet të fillojnë në fillimin e muajit prill.
Koreja e Veriut i ka parë vazhdimisht këto stërvitje si një kërcënim.
Në një koment të agjensisë zyrtare të lajmeve, KCNA, thuhet se Koreja e Veriut do të kundërpërgjigjet dhe se SHBA-së do t’i mbeten të gjitha përgjegjësitë për pasojat që do të vijojnë.
Facebook Forum