Lidhje

Koreja e Veriut bën thirrje për marrëdhënie më të mira me Jugun


Koreja e Veriut bën thirrje për marrëdhënie më të mira me Jugun
Koreja e Veriut bën thirrje për marrëdhënie më të mira me Jugun

Koreja e Veriut është shprehur se dëshiron marrëdhënie më të mira me Korenë e Jugut për vitin e ri. Ndërkohë presidenti koreano-jugor thotë se ka besim që në gadishullin korean mund të vendoset paqja.

Në një artikull redaksional të botuar sot në median shtetërore, Koreja e Veriut thotë se tensionet me Jugun duhet të qetësohen sa më parë që të jetë e mundur. Artikulli paralajmëron se një luftë në gadishullin korean nuk do të ishte tjetër veçse një holokaust bërthamor.

Po sipas medias shtetërore të Koresë së Veriut, interesat e përbashkëta të të dy Koreve duhet të marrin përparësi mbi gjithçka tjetër dhe se kërcënimi i konfliktit duhet eliminuar.

Ndërkaq Presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-Bak tha në një fjalim me rastin e Vitit të Ri se ka besim që në gadishull mund të vendoset paqja dhe se vendi i tij do të vazhdojë rritje të qëndrueshme ekonomike.

XS
SM
MD
LG