Lidhje

Dy Koretë diskutojnë ribashkimin e familjeve


Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord në parim të zhvillojnë bisedime për rifillimin e bashkimit të familjeve të ndara nga Lufta e Koresë. Ky është një hap i ri që sinjalizon uljen e tensioneve mes dy vendeve rivale.

Por ka pasur mosmarrëveshje lidhur me vendin ku duhet të zhvillohen bisedimet. Seuli ka propozuar zhvillimin e një takimi të zyrtarëve të Kryqit të Kuq me dy palët në fshatin kufitar të Panmu-njomit të premten. Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA iu përgjigj propozimit dje duke thënë se takimi duhet të zhvillohet në pikën e pushimit Mount Kumgang në Korenë e Veriut, që u ngrit vite më parë si një pikë e përbashkët pushimi për të dy Koretë.

Koreja e Jugut reagoi duke thënë se e konsideron si përgjigje pozitive komentin e Phenianit, por këmbëngul që bisedimet për ribashkimet familjare duhet të zhvillohen në Panmu-njom. Nuk është e qartë si mund të sheshohet kjo mosmarrëveshje.
XS
SM
MD
LG