Lidhje

Dy Koretë në takim historik. Trump: "Lufta koreane po merr fund"


Presidenti amerikan Donald Trump reagoi sot në Tweeter lidhur me takimin historik mes dy Koreve, duke shkruar: "Lufta Koreane po merr fund".

Presidentët e dy Koreve ranë dakord të çlirojnë gadishullin nga armët bërthamore, por nuk ofruan asnjë hollësi për hapat që do të merren për të arritur këtë synim.

"Shtetet e Bashkuara dhe i gjithë populli i saj i madh duhet të jenë shumë krenarë për atë që po zhvillohet tani në Kore! '' shkruante zoti Trump. "Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë," shkruante ai të premten në mëngjes.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve të së premtes ndërmjet udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dy vendet konfirmuan synimin e tyre për të siguruar "një gadishull korean të lirë nga armët bërthamore".

Në takimin e parë, në më shumë se një dekadë, të dyja palët thanë se do të kërkojnë një marrëveshje për të vendosur paqen e përhershme dhe të qëndrueshme në gadishull.

Bisedimet ndërmjet dy udhëheqësve ishin "serioze dhe miqësore" thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Jugu citoi udhëheqësin e Koresë së Veriut të ketë thënë se “ne duhet ta vlerësojmë këtë mundësi në mënyrë që plagët midis Jugut dhe Veriut të shërohen".

Më herët të premten, Kim shprehu interesimin për të vizituar Korenë e Jugut dhe rezidencën presidenciale, Blue House.

I
I

Të dy udhëheqësit patën një shtrëngim të ngrohtë duarsh në vijën kufitare që ndanë të dyja vendet, para se të fillonin takimin.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kaloi pastaj kufirin me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

“Jam i lumtur t'ju takoj", tha presidenti Moon.

Pastaj Kim e ftoi presidentin Moon të kalojë për pak çaste në veri para se të ktheheshin në anën jugore.

Kjo është hera e parë që një anëtar i dinastisë Kim, shkel në jug që nga fundi i luftës së Koresë në vitin 1953.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të enjten vonë, pak pasi dy udhëheqësit shtrënguan duart.

"Ne shpresojmë që bisedimet do të arrijnë përparim drejt një të ardhmeje paqësore dhe përparimi për tërë gadishullin Korean. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me aleatin tonë, Republikën e Koresë dhe shpresojmë që diskutimet e vazhdueshme të jenë në funksion të përgatitjeve për takimin e planifikuar midis Presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un, në javët e ardhshme".

Kim dhe presidenti Trump, pritet të takohen në maj apo në qershor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG