Lidhje

Presidenti Obama dhe ai koreanojugor Li Mjung Bak vizitojnë Detroitin


Presidenti Obama dhe ai koreanojugor Li Mjung Bak vizitojnë Detroitin
Presidenti Obama dhe ai koreanojugor Li Mjung Bak vizitojnë Detroitin

Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij koreanojugor Li Mjung Bak janë në Miçigan, zemra e industrisë amerikane të makinave, për të promovuar marrëveshjen dypalëshe të tregëtisë të miratuar këtë javë nga Kongresi amerikan.

Dy udhëheqësit po vizitojnë një fabrikë të prodhimit të makinave të kompanisë General Motors. Uzina në Orion Township prodhon makinën kompakte Chevrolet Sonic e cila përbëhet nga pjesë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë ristrukturimit të kompanisë General Motors dy vjetë më parë, një partneritet me General Motorsin Korean e shpëtoi këtë uzinë nga mbyllja duke siguruar punën e 1 mijë e 750 punonjësve.

Shteti i Miçiganit është goditur rëndë nga rënia ekonomike. Niveli i papunësisë në këtë shtet është 11 presje 2 përqind duke e radhitur atë në vendin e tretë me papunësinë më të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama tha se marrëveshja e miratuar nga kongresi këtë javë do të hapë tregun me Korenë e Jugut për automobilë amerikanë dhe mallrat ë tjera. Marrëveshja mbështet hapjen e 70 mijë vendeve të reja të punës si dhe rrit eksportet amerikane me 11 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG