Lidhje

Droni koreano-verior fluturon mbi kufirin me Jugun


Ushtarët e Koresë së Jugut qëlluan me të shtëna paralajmëruese ndaj një droni të Koresë së Veriut që po fluturonte mbi kufirin mes dy vendeve.

Në një deklaratë të shtatmadhorisë koreanojugore thuhej se objekti ishte parë sot duke fluturuar mbi një post vëzhgimi në pjesën perëndimore të kufirit. Pasi u qëllua, objekti u rikthye drejt Koresë së Veriut.

Ngjarja e sotme nënvizon rritjen e tensioneve në Gadishulli Korean, vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut kreu një tjetër provë bërthamore, që presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye tha se ishte "një sfidë e papranueshme" për paqen dhe sigurinë rajonale, gjatë një fjalimi në televizionin kombëtar.

XS
SM
MD
LG