Lidhje

Koreja e Jugut dhe e Veriut kanë rënë dakord të nisin bisedimet më shkurt


Koreja e Jugut dhe e Veriut kanë rënë dakord të nisin bisedimet më shkurt
Koreja e Jugut dhe e Veriut kanë rënë dakord të nisin bisedimet më shkurt

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut thanë se kanë rënë dakord të nisin bisedimet e drejtpërdrejta mes tyre në datën 8 shkurt.

Presidenti koreanojugor Li Mjung Bak tha se nëse bisedimet shkojnë mirë dhe Koreja e Veriut ndryshon sjelljen e saj, ai do të ketë dëshirën që të takohet me presidentin Kim Jong il, që do të ishte takimi i parë i nivelit të lartë mes dy Koreve që nga vitit 2007.

Bisedimet që do të zhvillohen në fshatin kufitar të Panmunxhonit do të jenë të parat bisedime të drejtpërdrejta mes dy Koreve që nga sulmi vdekjeprurës i Veriut ndaj ishullit të Koresë së Jugut në nëntor. Ky takim do të përcaktojë datën dhe axhendën e bisedimeve të nivelit të lartë që kanë si qëllim të zbusin tensionet mes dy vendeve.

Z.Lee tha gjatë një programi televiziv ditën e sotme se ai ka shpresa që Koreja e Veriut do të ndryshojë qëndrimin dhe se bisedimet ushtarake janë një “ mundësi e mirë” për Penianin që të shfaqë qëllimet e tij.

XS
SM
MD
LG