Koreja e Veriut thotë se po përgatitet të nxjerrë në gjyq dy turistë amerikanë për krime kundër shtetit.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha sot se Jeffrey Fowle dhe Matthew Miller kishin kryer “akte të tmerrshme” që ishin konfirmuar nga dëshmia e tyre dhe provat.
Media në Korenë e Veriut tha se 56-vjeçari Fowle u fut në vend më 29 prill dhe u arrestua për akte që janë të papërshtatshme me veprimet e një turisti. Agjencia franceze e lajmeve tha se ai u ndalua pasi harroi një Bibël në dhomën e hotelit.
Pheniani tha se 24-vjeçari Miller u futën në Korenë e Veriut më 10 prill dhe u arrestua pasi grisi vizën dhe kërkoi strehim politik. Nuk u dhanë hollësi për datat e proceseve gjyqësore.